Në Durrës po përgatitjet rritja e tarifave për ujin

Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur shumë i rebeluar lidhur me atë që ai e cilë- son plan për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Durrës.

Në një shkrim në Facebook, Bylykbashi shprehet se portalet informative po përgatisin qytetarët për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, dhe sipas tij, ky është një sinjal që ky vend do të merret në ditët në vijim.

 “Në faqen e internetit të ERRU (Entin Rregullator te Ujit) nuk ka asnjë vendim për rritje çmimi. E vetmja gjë që të vjen në mend është ky modeli sharlatan i këtyre bashkiakeve të Durrësit që fillojnë e hedhin lajmin në portale interneti, e lejnë të xhirojë që njerëzit të “vaksinohen” me idenë e rritjes së çmimit dhe më pas e bëjnë fakt një maskarallëk si ky që Dako u rrit çmimin durrsakëve, pa u çuar ujin për dy apo më shumë ditë rresht. Dhe ajo që të mahnit fare është fakti që ata nuk bëzajnë fare. Fare! Delet kur duan ujë bëjnë be. Po ne jemi qytetarë, nuk ndihemi, nuk bëjmë zhurmë. Jemi qytetërim 2700-vjeçar ne të ndëshkojmë me heshtjen tone vrasëse! Nuk e ulim veten në të bëzajmë, le më të protestojmë! Ja, as tironsit nuk bëzajtën hiç kur ua rriti çmimin e ujit apo të biletës së autobusit dako i tyre. Vazhdojmë me shpresën (absurde) që kur të kemi më shumë ujë do të ulet çmimi, sepse kur nuk paska ujë çmimi u rritka!”, reagoi Bylykbashi. “Pra, sipas ligjit çmimi i ujit në Durrës nuk është rritur. Por nuk është çudi që fatura të vijë me çmimin e ri. Po ashtu si pallatet që do fillojnë të ndërtohen duke zhdukur lulishte e hapësira sportive historike në Durrësin e durrsakëve me qytetërim paqësor joprotestues 2700-vjeçar, edhe pse nuk ka një plan rregullues urbanistik të publikuar (në fakt Sali Berisha kryeministër e miratoi dhe e firmosi në verën e 2013, por Dako e zhduku sirtarëve atë plan dhe vazhdon lojën me leje që miratohen por plan urbanistik sipas tij nuk ka)”, vijoi ai.