Ne kemi vite që po punojmë për këtë!… Eja dhe Ti!

1146

astrti i vogelLëvizja për Drejtësi e Shqiptarve : Jemi të bindur, që vetëm organizimi politik i popullit e nxjerr Shqipërinë prej batakut 24 vjeçar, sepse:
1. Partia më e madhe është e atyre që nuk shkojnë në votime, dhe që rritet dita – ditës për shkak të zhgënjimit, prej premtimeve, gënjeshtrave e mashtrimeve. Pra, janë shumica e shqiptarëve, që nuk u besojnë më partive që kanë “qeverisur” (vjedhur) vendin në këto 24 vjet?
2. PD-ja, njihet si reaksionare tashmë, dhe nuk ia vlen të komentojmë!…
Ajo u degjenerua në një shpurë familjare e kriminale, që nuk mund të riparohet më, pa dhënë llogari të gjithë ideatorët dhe përgjegjësit e shkatërrimit, grabitjes e krimeve ndaj vendit dhe jetës tonë PIKË
3. Partia socialiste nuk funksionon fare, ndërsa sekti komprador, që “qeveris” në emër të saj ndryshon prej “demokratëve”, sepse këtu marifetet janë të veshura me sjellje më moderne, sepse këta bëjnë institucione që shkëlqejnë në dukje dhe që në thelb janë vetëm burokraci e funksionale për shpurën rozë e mavi, që shkon drejtë të zezave për popullin shqiptar të mashtruar sistematikisht në këto 24 vite.
4. LSI-ja, kjo parti e interesaxhinjëve dhe e Ilir Metës, është sajesa më bastarde!… Aty mblidhen interesaxhinjtë nën maskën e të qënit të majtë, dhe që mund të vënë rreth qafës ndonjë shall të kuq. Aty nuk ka moral, ide apo koncepte, nuk ka program e ideologji të shpallur, veçse “fjalë burri” e mbajtje fjale për të marrë ndonjë qoshe, mjafton të njohësh e zbatosh rregullin e padrinos!…

5. Këtyre tre oborreve, shto këtu dhe disa parti-anekse të tjera, që nuk po u përmend emrin për të mos u dhënë rëndësi, u intereson vetëm lufta për pushtet, pavarësisht se notojnë brenda një pisllëku të përbashkët, të ndërtuar gjatë këtyre 24 viteve.

ldsh 2

Levizja per Drejtesi e Shqiptareve (Astrit Kosturi)

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: