Rama: Gjykatësit e politikanët e korruptuar mbrohen nga çadra

Foto e Ditës Kryesore Politika

Në një takim me profesionistët e rinj, kryeministri Edi Rama akuzoi Partinë Demokartike se po mbron gjyqtarët dhe të korruptuarit. Basha, tha kreu i qeverisë nuk i do zgjedhjet e lira. Ai u shpreh se në tre vite e gjysmë janë ndërrmarë një sërë reformash por nuk mjaftojnë për Shqipërinë që qytetarët duan.

Jo shumë larg çadrës së Partisë Demokratike, kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një takim me profesionistët e rinj.

Ai tha se gjykatësit dhe prokurorët e korrupuar gjejnë mbrojtje në çadër, ndërsa tha se Lulzim Basha nuk kërkon zgjedhje të lira.

Rama: Në Shqipërinë që kishim, gjykatësit, prokurorët dhe politikanët e korruptuar as nuk kishin frikë, sot kanë frikë. Për momentin frikën e kanë frut të imagjinatës, por e kanë. Frika i ka mbledhur në çadër, i ka ngujuar për tu mbrojtur nga drejtësia e Shqipërisë që duam. Xhaxhi Lulit kur i del gjumi fillon dhe bërtet, duket sikur do zgjedhje të lira por në fakt do gjumë, rehatllëk, që të mos i prishë njeri terezinë.

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë të reformat e ndërmara në 3 vite e gjysmë, duke thënë se ato nuk mjaftojnë për Shqipërinë që qytetarët duan.

Rama: Në këto tre vite e gjysëm ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, por ne kemi provuar se ky vend është një vend si gjithë të tjerët, se ky vend mund të bëhet shtet, se në këtë vend mund të ketë punë për të gjithë ata që duan të punojnë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste Elisa Spiropali u shprehen se të rinjtë do të kontribujonë në krijimin e një shteti modern.

Veliaj: Ky në dallim nga shumë grupime të tjera që kemi dëgjuar në Shqipëri, ku thonë ku është shishja ime e birrës, ku është puna ime, kjo tesera çfarë më jep mua? Ky grupim është krejt tjetër. Është një grupim që i thotë PS, por mbi të gjitha Tiranës dhe gjithë Shqipërisë çfarë mund të jap unë për venjdin tim.

Spiropali: Ata që janë në çadër nuk kanë një model për rininë, nuk e kishin as kur qeverisnin. Për ta të rinjtë ishin një turmë e madhe që duhej përdorej kur dhe si donin ata.

Në 18 qershor u shprehën ata qytetarët do të kenë mudësi të zgjedhin mes Shqipërisë që ishte dhe asaj që duan.

/Oranews.tv/