Nga viti 2021-2022, braktisën Greqinë për në vendet e Evropës 131.086 shqiptarë

Greqi

Numri emigrantëve shqiptarë në Greqi është ulur, pasi, duke përfituar nga shtetësia greke, tashmë nisen drejt vendeve të tjera të Europës.

Ministria greke e Migracionit dhe Azilit publikoi një raport për të huajt e ligjshëm në Greqi, duke theksuar se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Me Leje Qendrimi

Sipas raportit të 2022, 291.868 emigrantë shqiptarë kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61.4% të të huajve të rregullt.

Në këtë numër përfshihen edhe afërsisht 13.329 shtetas shqiptarë që janë pajisur me kartën e posaçme të identitetit “si emigrantë”, pjesëtarë të minoritetit grek nga Shqipëria, të cilët prej vitesh jetojnë në Greqi.

Ata përbëjnë 67% të të huajve që kanë marrë këtë status.

Sipas Ministrisë Greke të Migracionit dhe Azilit, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë.

Në gusht 2021, sipas ministrisë greke, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi.

Ata nisen për në vende të tjera evropiane

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e dhënies së lejeve të qëndrimit, por edhe me një lëvizje dinamike të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane, pra bëhet fjalë për 131.086 shqiptare