Greqi, 2 te vdekur dhe 20 të plagosur në burgun Koridalo

2680

burgu 1-1Athinë – Një përleshje me dy viktima dhe 20 të plagosur ka ndodhur para një ore në burgun më të madh të vendit në Koridalo, 10-12 km larg nga qendra e Athinës. Simbas mediave vendase përleshja ka ndodhur ku një grup të burgosurish arabë janë përleshur me pakistanez rreth orës 20-të. Sipas të dhënave të para nga kjo përleshje kanë humbur jetën dy dhe janë plagosur 21 ku tre prej tyre ndodhen rëndë në spitalin më të afërt në Nikia. Përleshja ka ndodhur gjatë kthimit për në qelitë e tyre pas ngrënies së darkës, ku janë përleshur me thika. Tetë ambulanca janë venë në dispozicion për transportimin e të plagosurve.

.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: