Nikos Dendias neser në Shkup për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës

Rajoni

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm për Diplomacinë Ekonomike Costas Frangogiannis, do të udhëtojë për në Shkup të martën me ftesë të homologut të tij Bujar Osmani, në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës

Pas takimit të dy ministrave të Jashtëm, deklaratat pritet të bëhen rreth orës 11.45 me orën greke. Më pas, Ministri i Jashtëm Dendias do të ketë takime të njëpasnjëshme me Kryeministrin, Zoran Zaev, Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov, Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, dhe Presidentin e Republikës, Stevo Pendarovski.

Gjatë bisedimeve, të gjitha marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë dhe energjinë, si dhe perspektiva evropiane e vendit pritet të diskutohen.

Në këtë kontekst, Ministri i Jashtëm do të ngrejë me zyrtarët e mësipërm çështjen e zbatimit të plotë, të qëndrueshëm dhe në mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës. Gjithashtu do të shqyrtohen zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin më të gjerë.