Nga një emigrante nga Afganistani në një yll futbolli dhe doktoreshë e diplomuar!

Futboll Sporti

Refugjatja Nadia Nadim ka lindur në Afganistan dhe në moshën 11 vjeçare pa talibanët të ekzekutonin babanë e saj.

Largimi nga vendlindja ishte e vetmja rrugë.  Së bashku me nënën dhe motrat e saj, ata kaluan kufirin për në Pakistan. Prej aty mbërritën në Itali me pasaporta false dhe më pas hipën në një furgon dhe u gjendën në një qytet të vogël në Danimarkë.  Aty ra në dashuri me futbollin.

Në kampin e refugjatëve kishte fëmijë që flisnin dhe ne luanim futboll. Unë përpiqesha me orë të tëra të dribloja djemtë”
Në moshën 33-vjeçare, ajo tani ka shënuar 203 gola në nivel ekipi dhe ka veshur stemën daneze 99 herë.
Της Arritjet e saj megjithatë nuk ndalen brenda 4 rreshtave. Ditën e djeshme, pasi ka përfunduar studimet, ajo ka marrë diplomën mjekësore si kirurge rehabilituese.
“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka që do të kishte ndikim në jetën e njerëzve. Më pëlqen të jem në spital dhe të ndihmoj bashkëqytetarët e mi, buzëqeshja e tyre më ndriçon ditën”
Nadim gjithashtu punon me Kombet e Bashkuara dhe organizatat bamirëse për të ndërtuar objekte sportive në kampet e refugjatëve në mbarë botën. Ajo flet rrjedhshëm 9 gjuhë dhe në vitin 2018 u përfshi në listën e Forbes të femrave më të fuqishme në sportet ndërkombëtare.

 Nëse keni nevojë për një model, Nadia është e duhura. Bëhu si Nadia.