Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Opinion

Nga Armida Plangarica , Sociologe! / 

Turma protestuese në darkë qetëson nervat me skena nga Big Brother, Opozita lan pllakat e përmjerra dhe i ve fajin Edi Ramës që këtij populli do t’i hapi dyert e Europës, duke i hapur më përpara sytë.

-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe përmjerrja e ambienteve të Partisë Demokratike , u komentua si veprim i merituar kundrejt kryetarit X , që i ka hapur luftë ish Kryrtarit Y.
Asgjë më shumë e asgjë më pak në mentalitetin e nje turme që të vret babën për tifozllëkun partiak, ama bëhet pulë sot e 30 vjet përpara imoralitetit, varfërisë, gjakut që vërshon rrugëve cdo ditë nga makinat kamikaze, vrasjeve të paralajmëruara për pazare të frikshme droge , përpara tokave të ” xanuna”, përpara pronarëve të shpronësuar përfundimisht në mënyrën më të paskrupullt që mund tê mendonte dikush.

Një popull që sheh përfaqësuesit e tij të parakalojnë cdo të enjte përpara kamerave , të veshur me fjalën e fundit te modës, ku një takë e këpucës së deputetes super sexy , kushton sa rroga mujore e varfanjakut që përfmorri pllakat e një godine partiake.

Një turmë që kënaqet me show-n parlamentar të një opozite që artikulon vetëm dy fjalë ” UNË ” dhe “TI” ,duke e kthyer foltoren e parlamentit në një arenë personale miljardash ,punësh të zeza e të pista dhe populli habitet me botoksin dhe veshjet firmato të deputetëve të tij.Diku në mes ka edhe nje polici që vrapon te mbledhë morinë e hallakatur të shofereve të dehur e të turbulluar nga tymi i hashashit, rininë e aksidentuar që po lan me gjak rrugët kombëtare, tokat e mbjella me ” mall të cilësisë së parë” dhe në fund edhe protestuesit.

Ata që adhurojnë Djajt e veshur me Prada, packa se vetë akoma vishen tek Gabi, ata , fëmijët e të cilëve për një vend pune, do të puthin këmbët që shkelin pllakat e përmjerra . Ata që kalojnë ditën kafeneve të tymit duke bërë tifozllëk politik dhe në darkë kthehen me kokën kazan në shtëpi ,e po u doli e shoqja fatkeqe përpara, ndoshta edhe e therin.

E pra, kjo polici duhet të mbledhë gjithë këtë përmjerrje shoqërore të një opozite të zhytur ne plehun më të madh organik, të cilin e prodhoi vetë ajo. Një opozitë që këto ditë duhej të jepte të paktën prezencën e saj në parlament , për dhjetra aksidentet që ndodhin cdo ditë dhe për rininë që po shuhet e vendin që po vdes nën kotësinë e shpejtësisë vrasëse, nën rrotat e makinave superluksoze dhe nën hijen e krimit që kjo opozitë ogurzezë, në emër të demokracisë, e mbolli pa u ndëshkuar kurrë.

Turma protestuese në darkë qetëson nervat me skena nga Big Brother, Opozita lan pllakat e përmjerra dhe i ve fajin Edi Ramës që këtij populli do t’i hapi dyert e Europës, duke i hapur më përpara sytë.

Kutërbon kjo faqe e historisë dhe vazhdon akoma të permirret e të ushqehet me kërrmën e vet. Djalli vesh Prada dhe turma vishet tek Gabi, bën tifozllëk e është krenare për prejardhjen e saj letargjike.