Ato janë quajtur ‘Viza e Artë’ dhe janë dera kryesore, për të hyrë në Bashkimin Evropian: ato janë pasaportat për shitje, të vëna në dispozicion nga 12 vende të BE-së në këmbim të një investimi të konsiderueshëm.
Një praktikë që, përveç paraqitjes së një çështjeje morale, gjithashtu përbën një problem të ligjshmërisë, pasi programi i Vizave të Arta ofron një shteg të lehtë dhe një imunitet substancial gjithashtu për subjektet me portofole të fryra, por me një dosje penale që nuk është gjithmonë e qartë ose së paku jo gjithmonë e kontrolluar rregullisht.
Një dokumentim serioz mbi këtë çështje, janë hetimet nga Projekti i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Occrp) në bazë të të cilit Transparency International po përpiqet të ushtrojë presion mbi vendet e BE-së për të pezulluar praktikën apo për të intensifikuar kontrollet. Vendet në botë që zbatojnë këtë sistem janë 20 (duke përfshirë SHBA) dhe 12 prej të cilave janë evropiane: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Monako, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një numër që mund të rritet me fillimin e programeve nga Mali i Zi dhe Armenia dhe (siç thuhet) në të ardhmen edhe nga Italia. Që Italia do të hyjë në lojë, tani për tani nuk ka dëshmi konkrete, përveç faktit se në dhjetorin e kaluar u prezantua “Investor Visa for Italy”, një program që lejon qytetarët e vendeve jo-evropianë që të aplikojnë për vizë, por jo shtetësi, as pasaportë për një investim të konsiderueshëm.
Në vende të ndryshme të botës ku praktika është duke u zhvilluar, kërkesat për pasjen me pasaporta të BE-së ndryshojnë nga vendi në vend, por në thelb janë të ngjashme: një investim i konsiderueshëm. Ajo çfarë ndryshon, thotë jo pa përbuzje, raporti Transparency International është “çmimi i kartës”; në Austri, ku nuk ekziston një program real i Vizave të Arta, shtetësia akoma u jepet atyre që “kanë meritë të jashtëzakonshme” ndaj Republikës, ose investojnë një minimum prej 10 milionë euro; në Mbretërinë e Bashkuar ose në Qipro, 2 milionë janë të mjaftueshëm (mes qipriotëve tashmë është edhe Oleg Deripaska, miliarderi rus me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin); Malta kërkon 1.2 milionë, ndërsa Portugalia i pajis me shtetësi ata që investojnë një milion, ose 500 mijë në pasuri të paluajtshme ose ata të cilët fillojnë një aktivitet që i jep punë të paktën 10 personave.
Më të lira janë Greqia dhe Letonia, duke kërkuar vetëm 275 mijë euro dhe një vendbanim të përhershëm, gjë e cila i ka kthyer në shtëpi të dytë shumë pasanik por jo persona ekstremisht të pasur, në një masë aq të madhe sa Letonia, e cila fillimisht kërkoi vetëm një investim prej 70 mijë euro, duhej të rriste çmimin. Deri më sot, bazuar në anketat e agjencive të specializuara në kërkesën dhe në marrjen e një pasaporte të dytë, tregu kryesor i blerësve të shtetësisë është ai kinez, pasi mbi 100,000 kinezë kanë shpenzuar 24 miliardë dollarë në dekadën e fundit për të blerë një lejë qëndrimi nëpërmjet programeve të investimeve, të ndjekur nga qytetarët rusë.
Hyrja e Malit të Zi midis vendeve që ofrojnë një program shtetësie mund të japë oksigjen për arkat e dhunuara të vendit (që ka vetëm 600 mijë banorë) dhe për të zgjeruar, nëse është e mundur, edhe më shumë mundësinë për ata që dëshirojnë të bëhen shtetas europian, duke pasur parasysh se Podgorica ndoshta do të hyjë në Bashkimin Europian në 2025, së bashku me Serbinë./shoqeriacivile.com