OKB: Më shumë se 4.5 milionë refugjatë nga Ukraina

Bota

Numri i refugjatëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës ka kaluar 4.5 milionë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Sipas shifrave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (HCR), numri i njerëzve që ikën për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë ka kaluar 4.5 milionë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët me bazë në Gjenevë thotë se 4,503,954 njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Rreth 2.59 milionë kanë shkuar në Poloninë fqinje, më shumë se çdo vend tjetër. Pasohet nga Rumania, me më shumë se 686,000 dhe më pas Hungaria me të paktën 419,000. Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët vlerëson se shumë prej këtyre personave janë shpërngulur në vende të tjera evropiane, por këto kalime kufitare nuk po regjistrohen. Ata që u kthyen në Ukrainë gjithashtu nuk llogariten.