Pa emigrantët që mbajtën dy botë, do të kishte më tepër varfëri

1594

E dyta mbas vendit të parë, në shkallë evropiane për varfërinë renditet Shqiperia, sipas statistikes se EUROSTAT. Kasta egzistuese politike “kenaqet” se vendin e fundit se kemi kap akoma, megjithese mund ta shohësh e ta ndjesh atë. Të fshehur brenda bunkerit të omertasë politike, dhe duke ndjer në fytyrat frymëmarjen e Lusë, i cili s’ka ndërmënd t’i lere rehat, ndërkohë që raporti i fundit i OKB-së kërkon hetimet e diktatures komuniste. Një prej kushteve për t’u bërë pjesë e BE-së mbas 2025-sës.

Fredi MERKURI  /  Sipas Eurostat, Shqipëria e dyta mbas Bosnjes për nga varfëria me 30% të ardhura per frymë në krahasim me mesataren e BE-së. Nga 2004 e deri ne 2010 të ardhurat u rritën në 10 % kurse nga 2010 ato ngrijnë dhe bien në më pak se 1%.

Çudi! Nga 2004 e deri në 2010, ekonomia përjeton rritjen më të madhe të kohërave, mos ishte vallë koha e “PRURJEVE” të mëdha të 1.5 milion emigrantëve kryesisht nga Greqia ku arrin gati dyfishin e të ardhurave vjetore të shtetit?! 

Mos ishte periudha që ndërtimi lulëzoi kaq shumë dhe apartamentet e pallateve shiteshin akoma pa u ndërtuar falë emigrantëve?

Mos koha ku pushimet e emigrantëve zgjaste një muaj të tërë, kurse tani vetëm një jave?

Mos ishte koha e nxjerjeve masive të çertifikatave, vertëtimeve, pasaportave, e vulosjeve dhe e stërvulosjeve dhe  lloje-lloje detyrimesh zhvatëse dhe vjedhëse në kuriz të tyre?

Mos ishte koha e kthimit të “Jorgove” që “vendasit” ankoheshin akoma edhe për çdo ngarje të keqe të makinave nga ana e tyre? 

Mos ishte koha e vjedhjes masive të tyre nga policët rrugore, doganiere, nënpunësat injorantë, e lloje-lloje hajdutë e parazitë të fshehur mbas sporteleve me skara të hekurta nëpër dritaret e shërbimeve të ndryshme? 

Thoni… ?!  Ba …!

Këtyre heronjëve të heshtur të ekonomisë Shqiptare, që mbajnë në kurizin e tyre me mijëra orë pritje në postat kufitare, nëpër sportelet e pasaportave dhe çertifikatave, të rinovimit të leje-qendrimit, brenda hapësirës së politikës egzistuese nuk gjëndet as edhe një qoshe ku ata të mbeshteten pak.

Këtyre heronjve që mbajtën në kurizin e tyre dy botë, për të parën figurojnë të ikur, kurse për tjerët janë të huaj.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: