Padrejtësia në vite: Parlamenti paraqet ligji mbi shtetësinë për fëmijët

Greqi

sotAthinë – Më në fund, shpresë për fëmijët e emigrantëve. Projekt-ligji mbi shtetësinë është paraqitur sot në parlament nga ministri i brendshëm Nikos Voutsis. Me këtë legjislacion më në fund Greqia u jep mundësi brezit të dytë të emigrantëve për të marrë më në fund shtetësinë për t’i bërë ata qytetarë të barabartë. Janë këta fëmijë të emigrantëve të lindur, që studiojnë në shkolla dhe universitete greke, ata jetojnë, ata duan dhe meritojnë të kenë një të ardhme më të mirë në Greqi, pa agoni përditshme se deri më sot pas 25-30 vjetësh “nuk kanë dokumente.” Të burgosur në vendin ku linden dhe u shkolluan. Ardhja në fuqi e qeverisë Cipras shfuqizon ligjin e mëparshëm të ish kryeministrit Samarras, që dhe ai nga ana e tij kishte shfuqizuar ligjin e ish kryeministrit Jorgo Papandreu. Sot kjo qeveri është më e vendosur se kurrë për të bërë atë që duhej të ishte bërë dekada më parë. Problemi për këtë vend nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por problem mbetet zbatimi i tyre, pasi këto ligje ndryshojnë në varësi të ndryshimit të qeverive në këtë vend. Projekt-ligji gjithashtu parashikon të ndryshojë dispozitat e Kodit të shtetësisë greke mbështetur edhe dy direktivat evropiane:

  1. a) Direktiva 2011/98 / BE-së për një procedure të vetme aplikimi për dhënien qytetarëve të vendeve të treta leje qëndrimi dhe të punës në territorin e një shteti anëtar dhe në një grup të përbashkët të të drejtave për punëtorët e vendeve të treta që banojnë ligjërisht në një Shtet Anëtar dhe kanë të drejtë për ne vëndet e tjera te BE-së.
  2. b) Direktiva 2014/36 / e BE-së mbi kushtet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta për qëllim të punës sezonale.ta besojme-3