Rikthehet në krye të OSHEE, Adrian Çela. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafës nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.
Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Haki Mustafa u vendos në krye të OSHEE në kuadër të marrëveshjes Rama- Basha për zgjedhjet e 25 qershorit. Por tashmë që gjithçka ka mbaruar, Çela është rikthyer në detyrë.