Pas publikimit ne media, Meta dhe Kryemadhi ndërpresin me urgjencë pushimet luksoze në Greqi, kush është arsyeja…

Politika

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mesnatën e djeshme kanë hyrë në territorin e Shqipërisë pikërisht nga pika kufitare e Kakavijës.

Pas lajmit të publikuar në Gazetën ‘TemA’ për pushimet luksoze ne ishullin grek, Meta dhe Kryemadhi ndërprene pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe. Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka cmimet më të shtrenjta në zonë. Cmimi mesatar i një dhome është 630 euro.

Meta dhe Kryemadhi me t’u gëdhirë postuan një foto në rrjetet sociale nga Sarandë. Ata u munduan të përgënjeshtronin lajmin lidhur me pushimet e tyre luksoze në Greqi, por gazeta TemA ka siguruar foton e Kryemadhit në Kakavijë, duke u kthyer nga Greqia.