Ka përfunduar pas afro një ore takimi i zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Takimi nisi rreth orës 12:00 menjëherë pasi negociatori i lartë i dërguar nga Uashingtoni kishte përfunduar takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ndërkaq rreth orës 14:45 ai do të jetë në selinë e Partisë Demokratike, për një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ndryshe nga herët e tjera Basha nuk pritet të jetë i vetëm në këtë takim.
Kreu i PD-së do të jetë i shoqëruar nga krerët e partive aleate të opozitës, të cilët do të informojnë të dërguarin e Washingtonit rreth situatës në vend.
Ndërkohë në orën 17:00 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.