Përse Greqia e futi Shqipërinë në listën e zezë?

2131

konsullata greke ne shqiperi-2

Tre vende në botë u kontrollohen dokumentat e gjendjes civile nga ambasadat greke, ndërmjet tyre ndodhet edhe Shqipëria. Konsullatat e Greqisë bën biznes me certifikat e lindjes në Shqipëri, nga 20 në 30 euro për një ciklim…

Greqia pak vite më parë hapi një biznes në Shqipëri për të vërtetuar  dokumentin publik shqiptar nga Zyra Konsullore e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, (p.sh. dokumentet e gjendjes civile). Edhe pse njeriu lind një herë, emigrantëve tanë në Greqi për arsye tashmë të njohura u kërkohet gjithnjë certifikata e lindjes, kundrejt një pagesë prej 30 euro, por me një ndryshim se kjo çertifikatë nuk duhet të kalojë afatin kohor më shumë se gjashtë muaj. Arsyeja dihet! Janë shuma të mëdha eurosh që qarkullojnë nga një dorë në tjetrën ku shteti grek vulos mbi atë të shtetit shqiptar. Një padrejtësi apo…?

Një problem i njohur prej shumë vitesh që ende vazhdon të mbajë Shqipërinë në listën e zezë. Edhe pse sot certifikatat e lindjes janë më sigurtë se asnjëherë tjetër, vendi ynë sëbashku me dy vende të tjera vazhdon të egzistojë në kalandrat e konsullatave greke në Shqipëri në listën e zezë, në atë të mosbesimit.

Askush nuk po merr mundimin për të parë këtë problem, në një kohë që shteti shqiptar në këtë drejtim ka bërë një hap për sigurimin e lartë, për të parandaluar fallsifikimin e tyre. Por, nëse shteti shqiptar do të kishte një interes për të parë këtë problem nga ana morale dhe atë politike, atëherë Shqipëria nuk do të ishte sot më në atë listën të zezë sëbashku edhe me dy vende të tjera.

Po kush janë arsyet që mban ende në këtë listë vendin tonë? A ka të drejtë vendi fqinj të veprojë në këtë mënyrë, në një kohë që Shqipëria është kandidat në BE?

Përgjigja prej kohësh është gjetur, aq sa edhe një fëmijë e kupton përse ndodhin këto me vendin tonë. Paaftësia e shtetit tonë sot përbën një rrugë kalimi për konsullatat greke të veprojnë si të duan me shtetasit shqiptar, duke i xhvatur akoma më shumë. Jo pa qëllim qeveria greke para disa vitesh vuri në listën e zezë vendin tonë, pasi biznesi në këtë drejtim është dhe mbetet më fitimprurës se kurrë, duke pasur parasysh se në tokën helene jetojnë 500 mijë familje shqiptare. Por, qeveria greke e vuri dhe po e mban Shqipërinë në të ashtuquajtur listën e zezë, pasi pa se janë konsullatat tona në Greqi prej dy dekadash po veprojnë me të njëjtën mënyrë, duke u marr po të njëtën shumë pagesë për shërbimet e tyre konsullore. Mesazhi është i qartë, emigranti është është viktima i dy konsullatave të cilat po shfrytëzojnë mizorisht prezencën e tij, për të qenë i rregullt me të dy vendet.

Konsullata grekë rrit pagesën në 30 euro, nga 20 që ishte më parë

Absurditet por në fakt është një realitet. Asgjë nuk është i rastit…  Nga 20 euro që ishte pagesa në këto konsullata helenë, sot është rritur në 30 euro, thuaj se vlera e bojës së një vule kushton më shumë, se sa vula e vjetër që tregon ende në çertifikatë pagesën 20 euro.

Zhurma e viteve më parë për këtë problem kishte të bënte me atë të gjëndjes civile, që binte në duart e një vendit fqinjë, por duke anashkaluar problemin më kryesor atë të pagesës, që sot përbën një kostë për familjet e emigrantëve.

Në të kundërtën ndodh me emigrantët shqiptarë në Greqi, ku këta për çdo shërbim që duhet të vertëtojnë apo të ciklojnë dokumentat e tyre në polici, apo në zyrat e shqerbimit qytetarë nuk paguajë asnjë euro, kjo e ngjashme me atë të shërbimeve konsullore.

Biznesi i konsullatave sipas ndarrjes teritoriale

Biznesi i tre konsullatave greke në Shqipëri ka bërë edhe ndarrjen teritoriale ku çdo konsullatë ka në vartësi edhe prefekturat përkatëse të Shqipërisë.

Konsullata në Tiranë u shërben 24 prefekturave si,  Vlora, Mallakastër, Fier, Berat, Gramsh, Librazhd, Elbasan, Kavaj, Tiranë, Durrës, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Dibër, Kukës, Pukë, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë dhe Has.

Konsullata në Gjirokastër u shërben gjashtë prefekturave si, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Permet, Skrapar dhe Tepelenë.

Konsullata në Korçë u shërben 4 prefekturave si,  Korçë, Pogradec, Devoll dhe Kolonjë.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: