Lëvizja ZGJIDHJA lindi si një domosdoshmëri dhe si një kusht përcaktues për reformimin e e brendshëm të Partisë Socialiste, lindi brenda gjirit të saj në kohën dhe në momentin e duhur për socialistët e vertetë, për ata që venë Shqipërinë mbi partinë.
Shpetim ZINXHIRIA / ZGJIDHJA nuk është lëvizje hakmarrëse, as e të indinjuarve dhe të pakënaqurëve ajo është e socialistëve të vertetë, të cilët duan që më në fund në këtë vend të bëhen zgjedhje të lira, ku deputetët të zgjidhen nga masa dhe jo nga kryetari, por mbi të gjitha për të rritur rolin e popullit në demokracinë tone. Lindi në kushte të vështira si një force e re brenda të majtës e vendosur për të luftuar deri në fund votimin elektronik në qendrat e votimit, që emigrantët të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, që ata të zgjedhin por edhe të zgjidhen si deputetë e të marrin pjesë gjallërisht në jetën politke të vendit.
“ZGJIDHJA”është për zgjedhje të lira e të ndershme, është që populli të mos përjashtohet nga e drejta legjitime, por për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit, të ketë të drejtë të bëjë referendum etj. Ajo është që në këto zgjedhje të shkohet me lista të hapura dhe jo më tolitare, me mesazhin e qartë që deputetin ta zgjedhë populli dhe jo kryetari.
Pak ditë më parë kreu i saj Koco Kokëdhima u shpreh se: “ZGJIDHJA do të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme, si dhe programi jonë kërkon reformimin e sistemit politik, kërkon në Shqipëri të sundojë shteti modern, të sundojë ligji, të sundojë drejtësia. Tani ne kemi edhe një përqendrim të madh për të zgjeruar radhët me të rinj e të reja dhe me qytetarë të tjerë. S’ka kuptim që sot në 2020-n, njerëzit t’i emërojnë kryetarët e partive. Nuk zgjidhen në Partinë Socialiste njerëzit. I emëron kryetari të gjithë, pa përjashtim. Edhe deputetët, edhe funksionarët e lartë etj. Partia e të punësuarve. Si funksionion kjo? Si qeveriset? Si mund të prodhojë një qeverisje demokratike një parti që nuk është demokratike në vetvete? S’mund të prodhojë. Dhe ne kemi nevojë që të demokratizojmë qeverisjen e vendit dhe t’i japim një drejtim ekonomisë. T’i japim një rrugë të re popullit tonë. Këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë”
Ja kjo është me pak fjalë lëvizja ZGJIDHJA, e cila ka si qëllim në vetvete të jetë force e katërt politike në vend, si dhe të bashkojë të majtën. me qëllim që të ndryshojë Shqipërinë, të mundësojë që në këtë parti të mos ndihen mirë e të dëgjohen vetëm udhëheqësit e saj.
Nga dita në ditë ZGJIDHJA po rritet për nga antarësimi, duam apo nuk duam, asnjë forcë politike nuk e ndal dot më këtë lëvizje në plotësimin dhe realizimin e kauzës së saj. Lëvizja “ZGJIDHJA” është pjesë e këtij populli të duruar e të mjeruar, që nuk dorëzohen derisa të arrijnë fitoren e plotë, për përmbysjen e kastës aktuale që mashtroi, robëroi, vodhi e poshtëroi popullin e varfër shqiptar. Boshti i saj janë socialistët e vertetë që vijnë nga baza, nga shtresa të ndryshme, të rinjë e studentë që janë e ardhmja e vendit, njëkohësisht po gjen mbështetje edhe nga emigracioni, që këto ditë në Athinë hapi zyrën e saj.
Kjo lëvizje brenda PS nuk lindi për shaka as për të kaluar kohën, por lindi për demokratizimin e Partisë Socialiste, që deri më sot është peng e kryetarit dhe jo prone e gjithë socialistëve. ZGJIDHJA në parim është e kundërta me atë që po ndodh sot në Partinë Socialiste, ku kanë gjetur strehë njerëz pa idele e gënjeshtarë, kusarë, të korruptuar e të mpleksur me krimin dhe drogën, ku udhëheqja dhe baza kanë një hendek shumë të madh.
Nuk ka asnjë dyshim që Rama nuk e do këtë Lëvizjen ZGJIDHJA, po kjo pak rendesi ka për z. Kokëdhima, që i vendosur kundër parimit, “populli voton dhe partia numëron”. Për këtë lëvizja ZGJIDHJA nuk do të braktisë socialistët e bazës që kanë nevojë të fitojnë të drejtat e tyre të shkelura dhe të nëpërkëmbura, ashtu siç po vepron sot PS.
ZGJIDHJA është një platformë thellësisht demokratike! Për këtë arsye Rama nuk e do këtë lëvizje me këto parime demokratike, ai nuk e respekton dhe pse është brenda struktures së PS, ai bën gabim të rëndë që përçan të majtën dhe po zvogëlon gjithnjë e më shumë Partinë Socialiste…