Plumba në banesën e gazetares, reagon ambasada Amerikane

Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares, Klodiana Lale.

Në një reagimin zyrtar, publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ambasada dënon me forcë sulmin ndaj gazetares dhe kërkon nga autoritetet shqiptare, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Ambasada nxit autoritetet shqiptare të keryejnë një hetim thelbësor dhe transparent për të nxjerr autorët përpara drejtësisë.

Deklarata e plotë e ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se krimin

( Faxnews.al)