Politika aktuale meriton bojkot popullor më 21 Qershor

1028
vladimir portret

Vladimir Duraj

VLADIMIR DURAJ  /  Nuk e di se në cilën shprehje popullore hyn thirrja e Erion Velisë, gjatë takimit të sotëm elektoral në një lagje të Tiranës, ne “më mire vonë se kurre” apo ne “me mirë kurre se kurrën e kurrës”. Erioni në takimin me zgjedhësit u shpreh me pathos: – Ju ftoj gjith si jeni, ju bëj thirrje gjithë banorëve të lagjes suaj që në 5 Maj të shkojmë së bashku e të nderojmë Dëshmorët e Kombit, që dhanë jetën e tyre për këtë vend. E them këtë se po behen kaq vite që dy partitë kryesore postkomuniste nuk i ka ngrënë meraku për dëshmorët e kombit dhe amanetin e tyre, ndaj te pyes: – a ke marrë leje o i nderuari Erion?

Erion djali ! I ke hipur kalit se prapthi…Po i bën hesapet me Lulin e Salinë në një kohë që duhet ti bësh me popullin socialist e demokrat. A mendon ti Erion se “vlera” dhe “të mençëm” ka në të dy grupimet politike, PD dhe PS, të ndershëm e atdhedashës ka në të dyja forcat kryesore politike, dhe që më në fund e kanë ndarë mëndjen se para të ardhmes së vendit e fëmijëve të tyre nuk vihet as partia e as liderat e tyre, që po shndërrohen në sharlatan me dipllom privati? Duhet ta mendosh nje gjë të tillë Erion, dhe të luftosh pastër, të luftosh me të këqijat e jo me keqbërësit e djeshem, si edhe vet e thua që pret nga kundërshtari. Evidentoje problematikën, bëje prezentë në popull, megjithëse njerëzia e dinë më mirë se ty, dhe jep rrugën e zgjidhjes së tyre.

Duke na vënë në dukje fort e ç’do moment se ç’mal me probleme ka lënë parardhesi të krijohet përshtypja e përgatitjes së alibisë se nesërme “nuk mbaj dot premtimet, sepse mali i problemeve është edhe më tepër i madh nga ç’ju thash në fushatë”.

veliaj 1

Kështu po vepron edhe idhulli yt me qeverisjen,”mos u ankoni për mos mbajtje premtimesh, sepse vendin e morrëm ku e ku më keq se ç’mendonim” – thotë shpesh kryeministri Rama dhe Taulanti i tij. Përsa i përket dëshmorëve Erion, ti dhe gjithë politika e këtyre 24 viteve u keni shumë borxhe, u keni hyrë në gjak me pakujdesinë ndaj strehës së tyre të përherëshme dhe nëpërkëmbjes së veprës së tyre sublime. A e di ti Erion që idhulli yt (Rama) i ndan dëshmorët në “komunist” e “patriot”?

Dhe se nderimi u takon vetëm të dytëve? Ke rastin të jesh e veprosh ndryshe Erion, ke vitet dhe jetën në perëndim që të përmirësojnë imazhin, ndaj përfito. Përfito nga kalbëzimi i politikës shqiptare e dil në krye të politikës së re, politikës që do të shëmbë politikën e vjetër, por me metodë të re, moral të pastër.

Ki parasysh që po konkuron me njerëz si, Kosovën, Bojaxhiun, e që të tre jeni të barazlarguar nga pisllëqet e 24-viteve që po lëmë pasë. Duke e parë me këtë sy duhet një fushatë krejt ndryshe, fushatë ku si dëgjues nuk ke injorantë apo fanatik të partisë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: