Tashmë është e sigurt se deputeti Eduart Ndocaj do të udhetojë drejt Washingtonit për të marrë pjesë në betimin e Presidentit Trump.
Siç dihet deputeti Ndocaj ka shumë miq tek Komuniteti Shqiptar në SHBA, por edhe në disa senatorë, kongresmen dhe guvernatorë të PD dhe PR. Mediat po flasin, se Meta po lobon fuqishëm për të siguruar një ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit Trump, ku sipas gjasave do e sigurojë, sepse paratë bëjnë mrekullira dhe hedhin ujin shartivan në rastet të tilla në SHBA. Gjë që dihet se Meta nuk i ka problem paret.
Atëhere, Trump a do të pajtojë Ndocajn me Metën?!
Flasim gjithmonë për pajtim politik se kanë pasur qendrime të ndryshme dhe përplasje në lidhje me faktin nëse Meta e njihte Ndocaj apo jo, sepse në jetën private secili në hesap të vetë. Të presim betimin e Presidentit Trump, ndoshta nis një erë e re pajtimesh. Por shpresojmë se:
Trump ndoshta pajtohet me Putin
Ndocaj me Metën
Haradinaj me Thaçin
Rama me Bashën
Si dhe Renzi me Berlusconin…