Prostitucioni ndan Evropën

1379

prostitucioni ne Evrope -1Bektash ZIU  /  Në vendet moderne perëndimore, ekzistojnë qasje të ndryshme për prostitucion, nganjëherë diametralisht të kundërta nga vend në tjetrin. Është ky profesion nga më të vjetrit në rruzullin tokësor që ndan Evropën e Bashkuar. Prostitucioni mbetet një temë e diskutueshme në shumë shoqëri moderne. Konsiderohet si “profesioni më i vjetër”, shpesh shikohet si imoral, madje edhe si dukuri të turpshme. Historia e prostitucionit i ka rrënjët në lashtësi, kur nuk janë të angazhuar në prostitucion, jo për përfitim, por për qëllime ceremoniale. Gjatë gjithë historisë, qeveritë vazhdimisht kanë bërë eksperimente me industrinë e rregullimit të seksit Greqia ishte një nga vendet e para evropiane që legalizoi prostitucionin në vitin 2002. Ligji ndalon funksionimin e bordellove pranë shkollave, kishave, rrugëve që kanë emra shenjtorësh, ndërsa në Europë vetëm 9-të vende janë ato që ndalojnë dhe dënojnë klientët:

Suedia me 6 muaj burg, Norvegjia, Islanda, Anglia, Sllovakia me një dënim me 10 vite burg. Në këto vende klientet e dinë që janë në vëzhgim e policisë dhe në këtë mënyrë numri i prostitucionit ka rënë ndjeshëm. Vetëm në pesë vende të Evropës është legalizuar prostitucioni, Greqi, Austri, Hollandë, Belgjike dhe Gjermani.

Në Hollanë ky profesion mbeshtet nga vetë shteti si një ndihmë ekonomike për këto gra dhe lejohet të punojnë që në moshën kur femra mbush 16-vjeç. Në këtë vend në fillim të viteve 1980 u krijuan hapësira për prostitucion në rrugë në nëntë qytete, me sisteme të ndryshme të rregullores

Në Gjermani që nga viti 2002 prostitucioni u legalizua dhe reklamohet në rrugët kryesore edhe me vitrina lluksoze, duke sjellur një fitm vjetër prej 14 miliardë euro, ku janë të punusëuar rreth 400 mijë vajza dhe gra nga vendet e ndryshme, por numrin më të madh e bëjnë ruset dhe rumunet, duke ngritur një fabrikë të madhe moderne.

Në Francë gjoba ndaj klientit është 3.750 euro dhe dy muaj burg.

Në Itali klienti gjobitet me 3.000 euro dhe dy javë burg.

Finlandë ligji dënon me 6 muaj burg.

Në Suedi që nga viti 1999 penalizon blerjen e shërbimeve seksuale me burgim prej gjashtë muajve dhe gjobat në raport me të ardhurat.

Në Greqi prostitucioni është i legalizuar vetëm në shtëpitë publike. Të ardhurat vjetore nga prostitucioni në Greqi arrin 600 milionë euro, sipas profesorit kërkimore e Sociologjisë në Universitetin Panteion Grigoris Lazos, i cili gjatë viteve të studiuar fenomenin e prostitucionit. Sipas të dhënave, mesatarisht ka 6.500 vende prostitucioni në Athinë, ku 12.000 gra punojnë në rrugë, ndërsa 6.500 punojnë në pjesën tjetër të Greqisë. Në Athinë ka më shumë se 500 shtëpi publike, por ligjërisht kjo është një pjesë të vogël. Procesi “autoritetet mbyllin shtepitë publike” , pasi shtëpitë që janë “mbyllur” dhjetëra herë janë rihapur përsëri.

Në Ukrainë, më 09.23.2015, deputeti Andrei Nemirovski ka prezantuar një projekt-ligj legalizimin e prostitucionit dhe e konsideron që prostituta ofrojnë shërbime seksuale kundrejt një tarifë. Sipas ligjit, këto shërbime mund të ofrohen nga individë dhe nga kompani (të tilla si shtëpi publike). Projekt-ligji parashikon rregullimin e këtyre shërbimeve dhe barrierat ligjore përkatëse (të tilla si kufizime mbi moshën dhe ekzaminimeve mjekësore). Aktualisht, prostitucioni në Ukrainë nuk është vepër penale.

prostitucioni 44