Një ditë pasi opozita ka njoftuar për zhvillimin e një proteste masive në Tiranë, ka reaguar misioni i OSBE-së në Shqipëri.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, OSBE bën thirrje për protestë paqësore, pasi në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë.
“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”, ka shkruar OSBE në “Twitter”.
Nërkohë gjatë ditës së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar para protestuesve në çadrën e ngritur para Kryeministrisë se nesër do të inaugurohet Republika e Re. Ai tha se nesër shqiptarët bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë.
“Bashkohen të papunët, që u zhgënjyen, u nëpërkëmbën sepse paratë që duhet të hapnin vende pune, i përpiu kuçedra e oligarkisë. Mirë se vini të papunë e të pashpresë sot, nesër lind shpresa”, u shpreh Basha.