Greqi/Incidentet filluan kur protestuesit kane tentuar për të thyer kordonin policor në rrug;n Monastiriu, në Agia Paraskevi për të arritur në hotel, por policia nuk ka lejuar kalimin e tyre. Anëtarët e sindikatave në sektorin publik, fermerët, punonjësit e autoriteteve lokale etj. u mblodhën në Sheshin e Demokracisë, por treqind metra përpara hotelit, rruga u mbyll me makinat policore. Kur protestuesit u përpoqën të kalonin, nga oficerët e policisë jane perdorur lende kimike. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë, pastaj duke hedhur parrulla slogane dhe me pas u larguan.