Qeveria kërkon borxh 250 milionë euro në ankand

Ekonomi

cani i vogelTiranë  –  Shqipëria kërkon 250 milionë euro në tregun ndërkombëtar financiar,  për këtë ka zgjedhur tregun e huaj për të marrë këto para për të lejuar kreditimin e ekonomisë në vend duke mos i marrë nga bankat e nivelit te dyte në vend. Me anë të një njoftimi të realizuar në “Financial Time”, Ministria e Financave njofton të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare që të bëhen pjesë e ankandit. Garanci për këtë borxh të ri ka dalë “Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim”, e cila do garantojë 200 milionë euro nga 250 milionë që do merren në total. Borxhi i ri do të mbështesë investimet publike në Shqipëri, por edhe deficitin buxhetor. Kjo kredi pritet të bëhet efektive jo më vonë se 30 qershor 2015. Borxhi total i Shqipërisë arriti 978 miliarde lekë, gati 7 miliardë euro në fund të vitit 2014 duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore që nga viti 2009. Qeveria shqiptare kërkon të sigurojë deri në 550 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar, para që do të përdoren edhe për mbulimin e eurobondit që është marrë në 2010 dhe që duhet të shlyhet deri në nëntor të këtij viti

cani 1