NASA – Në kërkim të vullnetarëve për të jetuar 1 vit në Mars

Teknologji

Si pjesë e programit të ri pilot, i cili pritet të fillojë në vjeshtën e vitit 2022 NASA ka filluar të kërkojë vullnetarë të cilët janë të gatshëm të jetojnë për 1 vit në kushtet që mbizotërojnë në planetin Mars.

Sa më sipër është bërë në kuadrin e programit të ri eksperimental, i cili pritet të fillojë në vjeshtën e vitit 2022. Të përzgjedhurit do të jetojnë në kushte simulimi për një vit, duke filluar me një udhëtim virtual në planetin “e kuq”.

Sipas NASA -s, kërkohen katër persona të cilët do të jetojnë në një hapësirë ​​prej 158 metrash katrorë, në një ndërtesë në Qendrën Hapësinore Johnson, në Houston, Teksas.

Nuk do të ketë dritare dhe vullnetarët pjesëmarrës do të hanë ushqime të gatshme. Tre programe të tilla janë duke u nisur nga NASA, me të parin që fillon në vjeshtën e vitit 2022.

Platforma e aplikimit u hap të Premten dhe të interesuarit mund të aplikojnë.

Aplikantët duhet të jenë midis moshës 30 dhe 55 vjeç, të kenë një diplomë master në inxhinieri ose matematikë dhe të kenë shëndet të mirë fizik, dhe do të kenë të drejtë vetëm për shtetësinë amerikane ose rezidencën amerikane.