Rama : Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë, ndoshta BE-ja mund të vijë tek ne…

Politika

Kryeministri Edi Rama në një editorial për Politico.eu është shprehet se Shqipëria po bëhet gati për rrugën drejt BE-së, ndërsa kujton se në samitin e mbajtur në 2003, u tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe këto deklarata shton ai, janë përsëritur vit pas viti.

Gjithashtu ai shprehet se tashmë Ballkani duhet të përfshihet edhe planet emergjente të BE-së për të përballuar krizën energjetike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë përparimin e këtyre viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur”, ka thënë Rama.