Rama : Rriten akoma më shumë pensionet: Ja sa lekë marrin ?

Sociale

Qeveria Rama ka miratuar sot rritjen e të gjitha kategorive të pensioneve me vlerë 3.3%.

Lajmi fantastik u konfirmua nga kryeministri Rama i cili bëri me dije se pensionet do të rriten 3% plus 30 mijë lekë të vjetra për të përballuar situatën e krizës.
“Sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe invalidët. Kjo ka kosto ka vlerën 3.3 miliardë lekësh në buxhet. Veç rritjes së pensioneve ne kemi menduar të japim 30 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e krizës nga rritja e çmimeve”, njofton Rama.