Raporti : 415 milion fëmijë në të gjithë botën jetojnë në zona të luftës

Bota

Një numër rekord i fëmijëve jetojnë në zona të konflikteve, ka konfirmuar OJQ britanike Save the Children, e cila u bëri thirrje qeverive të veprojnë për t’i mbrojtur ata nga efektet e luftës dhe dhunës.

Në raportin e lëshuar sot, OJQ thekson se, fëmijët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rrezikut për t’u vrarë ose plagosur, por edhe rekrutuar nga organizata të armatosura ose viktima të abuzimit seksual.

Është e mahnitshme që njerëzit nuk po reagojnë në një kohë kur fëmijët po shenjëstrohen me pandëshkueshmëri totale. Që nga viti 2005 kemi regjistruar të paktën 95,000 fëmijë të vrarë ose gjymtuar, dhjetëra mijëra fëmijë të rrëmbyer, miliona fëmijë të privuar nga qasja në arsim ose kujdes mjekësor pas sulmeve në spital. Shkatërrimi i jetës së fëmijëve” do të vazhdojë nëse asgjë nuk është bërë” tha Inger Asing, drejtori i përgjithshëm i organizatës.

Sipas një raporti të Save the Children, një në gjashtë fëmijë në të gjithë botën, ose 415 milion, jetonin në zona të konflikteve në vitin 2018, një numër që është dyfishuar që nga viti 1995. “Shkeljet serioze” të të drejtave të tyre u rritën me 170% në krahasuar me vitin 2010, thuhet në të njëjtin raport.