OPINION nga Agim Basha /
Tani, mbase është përsëri koha që të them po ato arsye që kam theksuar edhe vjet, si dhe vite të tëra më përpara sapo në “skenë koha thërret partine. “Pra, po ata 200 komunistat lule” t’u marrin të keqen këta të sotmit atyre të djeshmeve. Sepse këta politikanë nuk kanë as atdhe, dhe as patriotizëm.
Kjo klasë politike e pas viteve 1990 kanë vetëm një besë, fe dhe atdhe. Interesin. Paranë. E them qysh sot se çfarë mund të ketë raporti i Brukselit mbi Shqipërinë. Po ato gjëra që thotë analiza ime e vjetme, plus edhe ndonjë gjë negative që ka ndodhur në mes dy viteve. Progresi = 0…!
Vetëm para disa kohësh, ndoshta disa ditë më parë lexova gjithë kujdes një raport të Komisionit Europian për zgjerim ,pjesën mbi shqipërinë..Interesante ishte se vetëm progres nuk kishte në atë raport. Nuk është puna se mungonte në raport progresi, jo. Ky i fundit i mungon prej vitesh, dekadash vendit tonë. Mirëpo, në kokë të politikanëve egziston një realitet tjetër. Ndërsa në jetën e qytetarëve ai realiteti Migjenian që ka qenë kohë më parë vite, dekada të tëra më parë.
Kujtova se ishin plotësuar të gjitha kriteret. Mendova, ishin rritur befas të gjitha standartet demokratike, ekonomike, politike, shoqërore, humanitare në vend dhe tani vetvetiu vjen anëtarësimi. Nëse në Bruksel kanë marrë vendimin që për pesë vitet e ardhshme të mos ketë zgjerim edhe sikur Shqipëria në mënyrën më magjike të plotësonte kushtet (as për dhjetë vjet nuk i plotëson.) nuk mund të ketë pranim të saj. Jo Gjermania ta thotë, por edhe zoti vetë.
Shqipëria është vendi më problematik nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim. Jam i sigurtë për një gjë që :Shtytja e proçesit që nga MSA (vitet ’95 dhe ndërprerë e më vonë 2001) e deri në çastin kur u pranua si kandidate për anëtare e BE-së, Shqipëria gjithmonë ka qenë një rast i veçantë.
Është ndihmuar e stimuluar artificialisht si përmes blerjeve e pazareve të ndryshme me anëtarë të BE-së, aq edhe përmes kompromiseve të atyre që marrin vendime në Bruksel, se vendimet e tilla janë vetëm një shtytje teorike në rrugën e gjatë të procesit.
Shqipëria ka problemin e madh të standarteve të dyfishta (gjë që nuk mund të eliminohet kurrë). E kini parë sjelljen e një zyrtari shqiptar sa arrogant dhe prepotent që hiqet gjatë kohës së shërbimit?! A thua se ta bën nder dhe se mendon dot fare detyrimin që ka.
A ka drejtësi të pavarur në Shqipëri.?!
Përndryshe, përse ka kaq shumë krim, korrupsion?!
A ka një shoqëri civile në Shqipëri që të jetë e pavarur nga politika dhe administrata publike?!
Jo, nuk e ka…!
A ka një medie të pavarur në Shqipëri.?!
Jo, nuk gjen një të tillë veç Facebook-ut.
Besoj se, anëtarësimi në BE është thjesht ëndërr e një nate vere, për ne shqiptarët.
Do ishte mirë që qeveritë shqiptare të punonin jo me qëllim anëtarësimin por të përmirësonin disa standarte ekonomike, politike, shoqërore, civile, për atë që janë zgjedhur e zgjidhen. Për ta përmirësuar e rritur cilësinë e jetës së qytetarit.
Nëse punohet për të arritur këto gjëra. Atëherë (si në gjeometri) ke arritur standartet e një vendi anëtar i BE-së. Domethënë se, pas viteve 2025 edhe mund të flitet për anëtarësim të vendit tonë, Shqipërisë në BE.
Këtë thotë raporti i Inteligjencës Amerikane. Tirana dhe Beogradi. po bëjnë propagandë për të përfituar politikisht brenda shteteve të tyre. Së dyti për të përfituar nga BE ndonjë lloj ndihme. Mirëpo raporti thotë se: Serbia nuk mund të rimarrë teritorin shqiptar të Kosovës ende këtë dhjetëvjeçar. Pra, në raport lihet të kuptohet se edhe mund ta rimarrë. Ose thënë më thjesht :Nëse Serbia hyn në konflikt të armatosur, tani që konflikti në Ukrainë është në kulm, udhëheqësit mafiozë rusë, Putin & co… këta armiq të përjetshëm të lirisë me një mënyre apo një tjetër inkurajojnë Serbinë, (satelitin e tyre në Ballkan, për të rikthyer Serbinë e madhe me toka të grabitura sidomos shqiptarëve në krahinën e Kosovës.
SHBA, nuk kanë më dëshirë të rikthehen për ta rizgjidhur drejt këtë konflikt. Në raport thuhet se ky është një presion i kryeministrit shqiptar për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Më duket vështirësisht e papranueshme kjo metodë partizane e E. Ramës.
Ti bësh presion një organizmi si BE me 28 anëtarë shtete, besoj se: Së pari duhet të jesh një shtet me potenciale të mëdha ekonomike, të jesh një shtet që ke treguar se di të fitosh atë që kërkon përmes disa rrugëve diplomatike,dekonomike,por edhe ushtarake.
A e ka Shqipëria jonë ndonjërën nga këto mjete?
Pyesim ne, që nuk e dimë! Jo, jo, Shqipëria nuk është as ndonjë shtet me peshë ekonomike, as me kapacitete diplomatike dhe ca më pak me atë ushtarake.
E dini se sa ushtarë aktivë kanë mbetur në vend,12 mijë ose 13 mijë forca të armatosura, kur ushtritë e vendeve përreth janë me qindra mijëra, ose miljona forca ushtarake. Dhe ato po armatosen me armë dhe teknologji moderne. Ndërsa në vendin tonë në vend të betejës për alternativa dhe standarde ekonomike, apo ushtarake, pra konflikti në Shqipëri është eksportuar brenda partisë demokratike për të mbrojtur atë që dogji dhe shkatërroi Shqipërinë dhe për të zhdukur dhe larguar vlerat e asaj partie.
Në vend të një strategjie kombëtare për mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, lihen fatet e vendit dhe shoqërisë në duart e një klase politike që po bëhet qesharake dhe indiferente për çdo ditë që shkon. Si përfundim: Raportet venë e vinë, punon Kot(a) me (J) kaninë…!