Arrestimi i Roshit, jehonë edhe në SHBA

975

roshi ne pranga-2Arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetin e madh televiziv amerikan, “Fox News”.

Ata kanë përcjellë lajmin e arrestimit të Roshit, duke cilësuar se ai është i pari zyrtar që u arrestua nga ligji i ri i dekriminalizimit.

“Prokurorët thanë se kryebashkiaku i një qyteti shqiptar u arrestua për përdorimin e dokumentacionit të falsifikuar për të fshehur të kaluarën e tij kriminale. Elvis Roshi, kryetari i bashkisë së Kavajës, 50 km në perëndim të kryeqytetit, Tiranës, është zyrtari i parë që arrestohet bazuar në një ligj prej vetëm 6 muajsh, të antikorrupsionit që kërkon verifikimin e zyrtarëve publikë”, transmeton “Fox News”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: