Bashkimi Evropian po fillon të shqyrtoj anëtarësim ne vendet e bllokut të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në mënyrë që të sigurojë paqen në rajon dhe të forcojë vetë Bashkimin, thotë Komisioneri për Integrime Evropiane, Johannes Khan.
“Ka një dëshirë më të madhe midis vendeve anëtare për t’u përballur me mundësinë e zgjerimit (se një vit më parë),” thotë Johannes Khan në gazetën austriake Wiener Zeitung.
Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht vende kandidate, ndërsa Bosnja dhe Kosova po kërkojnë të marrin statusin e një vendi kandidat.
Bashkimi Evropian e konsideron rajonin e Ballkanit Perëndimor të jetë i rëndësishëm për një sërë çështjesh, siç është kontrolli i emigracionit dhe trajtimi i rreziqeve që rrjedhin nga një përfshirje e mundshme ruse apo nga islami radikal.
Shtetet Anëtare të BE-së kuptuan se “paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike,“ shpjegon Johannes Khan.
Ballkani Perëndimor dhe 20 milionë e popullsisë së tyre që dëshirojnë të zhvillojnë prosperitetin e tyre janë një treg shumë tërheqës për Bashkimin Evropian, tha Komisioneri Evropian, duke shtuar se “një anëtar i ri nuk është barrë, por një pasuri”. Johannes Hahn shpjegon se ai nuk e mbështet idenë e një Evrope me shumë shpejtësi, sepse do të kishte pasoja shkatërruese. Në vend të kësaj, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i lejuar vendet më të dobëta të arrijnë në forcimin e Bashkimit Evropian.