Rikthehet ora dimërore, ja si do të lëvizin akrepat

Aktualitet

Të dielën e fundit të tetorit me datë 27, do të shënojë ndërrimin e akrepave të orës, të cilat shkojnë 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri ne 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Megjithatë, ndryshimi i kohës nuk do të ndodhë për shumë kohë, pasi një vendim i Komisionit Evropian për Transport dhe Turizëm ndërrimi do të ndalet në të dielën e fundit të marsit te 2021 për vendet e BE-së, që duan të mbajnë përgjithmonë verën.

Për Shtetet Anëtare që dëshirojnë për kohën e dimrit, ndryshimi do të zhvillohet në të dielën e fundit të tetorit të të njëjtit vit. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ndërkohë, Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje.