Rokadë në ambasadën tonë në Greqi, ikën Dervishi, vjen Hobdari

Kryesore Politika

 

 

Shpëtim Zinxhiria  /  Dashnor Dervishi, aktualisht ambasador kariere i Shqipërisë në Greqi për një periudhë kohe shtatë vjeçare, do të lërë detyrën për t’u zëvendësuar nga Ardiana Hobdari. Kjo e fundit mban postin e ambasadores shqiptare në Këshillin e Europës. Ky zëvëndësim është konfirmuar zyrtarisht edhe nga burimet pranë amabasadës sonë në Athinë. Adriana Hobdari do jetë e vetmja femër gjatë gjithë histories së përfaqësimit të vendit tone në Greqi.

Ambasadori aktual z.Dervishi do të qendrojë në detyrë deri në fund të janarit të 2017, duke qenë i vetëmi ambasador deri më sot që ka qendruar gjatë më shumë se të tjerët. Ai largohet në një kohë kur marrëdhëniet ndërrmjet dy vendeve janë të tensionuara…

Burimet jo zyrtare nga nga Ministria e Jashtëme bëjnë fjalë se Dashnor Dervishi do të rikthehet në MPJ, atje ku edhe ai filloi karieren e tij në moshën 26-vjeçare. Dervishi përbën një nga ambasadorët e pakët me profil kariere. Ndoshta mund të ketë ndikuar edhe afrimi i fushatës elektoriale në zëvëndësimin e tij, pasi gjatë gjithë kësaj kohe ai ka pasur vetëm rezulatate pozitive në punën e tij.

Vendin e tij do ta zejë për të parën here një grua, Adriana Hobdari që është propozuar nga kreu i MPJ, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplote e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë. Deri më sot zonja Adriana Hobdari mban postin e ambasadores shqiptare në Këshillin e Europës. Ajo do jetë ambasadorja e 23 që përfaqëson Shqipërinë në vendin fqinjë.

Ja kush janë ish 22 amabasadorët shqiptarë në Greqi !

Shqipëria për herë  të parë ka pasur marrëdhënie diplomatike me vendin fqinjë në fillim të vitit 1923 me përfaqësues Mit’tat Frashëri. Marrëdhëniet dipllomatike ndërpriten në vitin 1938, me ish ambasadorin Rauf Fico. Pas një pause prej 34 vitesh resht dhe në vitin 1972 ato rifillojnë regullisht me ish ambasadorin Lik Seiti. Deri më sot vendin tone është përfaqësuar denjësisht nga 22 ambasadorë, me një ndryshim pasi nga janari I vitit të ardhshëm do të përfaqësohet nga një grua.

Mit’tat Frashëri    Janar 1923 – mars 1926

Lec Kurti                Maj 1926 – nëndor 1926

Stavro Stavri       Nëndor 1926 – qershor 1928

Rrok Stani            Janar 1929 – qershor 1929

Eqrem Vlora         Tetor 1929 – mars 1930

Ali Asllani                Prill 1930 – shkurt 1932

Tahir Shtylla                 1932 – 1933

Qemal Mesarea   Nëndor 1933 – maj 1934

Xhaferr Vila            Janar 1932 – gusht 1933

Xhavit Leskoviku  Shtator 1934 – mars 1936

Sotir Laci               Mars   1936 – qershor 1939

Rauf Fico             Qershor 1937 – gusht 1939

Lik Seiti                         1972 -1979

Bashkim Dino                1979 – 1981

Ksenofon Nushi             1981 – 1988

Izedin Ajdini                   1988 -1991

Qazim Tepshi                1991 – 1992

Hysen Çabej                  1992 – 1997

Kastriot Robo                1997 – 2002

Bashkim Zeneli              2002 – 2005

Vili Minarolli                   2005 – 2010

Dashnor Dervishi  (aktual)   2010 – ?