Rriten pagat në Greqi, 751 euro paga minimale

Greqi

Në Ditën e 1 Majit 2023, paga minimale në sektorin privat do të rritet sërish që aktualisht është 713 euro, raportojnë mediat vendase.

Procesi i formimit të pagës së re minimale do të nisë në janar 2023, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 maji 2023. Kujtohet se nga Më 1 maj 2022 paga minimale u rrit në 713 euro nga 663 euro që ishte më parë.

Me rritjen e pagave minimale kanë të bëjnë 1 në 4 punonjës të sektorit privat, pra kanë të bëjnë me 650.000-700.000 punëtorë që janë të punësuar me kohë të plotë ose të pjesshme. Sigurisht, dhe pavarësisht rritjeve të fundit, krahasuar me Bashkimin Evropian, paga minimale në Greqi mbetet vazhdimisht në nivele të ulëta.