IOM: 100,000 emigrantë u kthyen në vendet e tyre të origjinës në vitin 2016, Shqipëria e para …

Emigracioni Lajme

Një raport interesant u botua nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Zyra e Shërbimit të OKB-së për Migracionin, sipas të cilës IOM ndihmoi rreth 98,403 emigrantë që të ktheheshin vullnetarisht dhe të integroheshin në vendet e tyre të origjinës në vitin 2016.

Kthimi për 2016, 41% më i lartë se 2015

Sipas raportit: “Kjo shifër është 41% më e lartë se në vitin 2015, kur 69,540 migrantë kanë marrë mbështetje për kthimin dhe riintegrimin vullnetar në vendet e tyre të origjinës. Refugjatët për vitin 2016 u kthyen nga 110 vende në 161 vende të origjinës.

Sipas studimit, 1/3 e përfituesve ishin gra dhe rreth 25% ishin fëmijë. Nga të gjithë të kthyerit, 1,235 ishin të mitur të pashoqëruar, 995 kishin nevojë për shërbime mjekësore, ndërsa 895 u identifikuan si viktima të trafikimit.

Gjermania vendi i parë në dëbime

Gjermania mbetet në krye të listës së vendeve me kthimet më vullnetare, duke ndihmuar 54,000 emigrantë. Vendi i dytë është Greqia me 6,153 emigrantë dhe në vendin e tretë Austri me 4,812.

Shqipëria e para në Botënë pranime

Shqipëria renditet e para në listën e vendeve të kthimit vullnetar me 17,976 klandestinë, pasuar nga Iraku me 12,776 dhe Afganistan 7,102.