Mbrëmë në orën 19.00 është mbledhur Federata e shoqatave Shqiptare në Greqi, si dhe Unioni i Shoqatave Shqiptare lidhur për mos përfaqësimin në Samitin e Diasporës që do mbahet pas pak diteve.
Në këtë mbledhje urgjente u diskutua me indinjatë mos respektimi dinjitos i pëefaqësimit të komunitetit shqiptar në këtë Samit, ku të drejtën e përfaqesimit e ka vetëm kjo federatë dhe jo njerëz të caktuar me anë miqësie. Gjithshtu doli se do te ishte një marrëzi për një bojkot të plotë pasi dikush duhet të jetë prezencë, por mbi të gjitha u vu në dukje se tre persona të cilët janë caktuar në panele të këtij samiti nuk janë propozuar nga komuniteti. Sot Federata ka dalë me një komunikatë për shtyp, ndërsa një orë para fillimit të Samitit ajo do të japë për mediat një komunikatë, ku edhe kanë filluar përgatitjet.
Komunikatë për shtyp
Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, në bashkëpunim me Unionin e Shoqatave Shqiptare, organizatën “Përkrahje – Arogji”, të gjitha shoqatat dhe pjesëmarrësit në Samitin e Parë të Diasporës, përshëndet punimet e Samitit të Parë të Diasorës, por njëkohësisht shpreh indinjatë të thellë për mungesë këshillimi, mos respektim të përfaqësisë së ligjshme të Komunitetit Shqiptar në Greqi (që përfaqësohet nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi ligjëruar nga Gjykata e Shkallës së parë Athinë me nr. vend: 476/2006), për përzgjedhje selektive “me mik” të personave që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Komunitetin Shqiptar në Greqi.
Federata ka bërë përpjekje vigane në ruajtjen e gjuhës, traditave, zakoneve dhe të drejtave të Komunitetit duke qenë pjesë negociuese me palën greke. Federata ka përfaqësuar të paktën tri herë në Parlamentin e Greqisë komunitetin shqiptar dhe ka zhvilluar takime me titullarët e instancave më të lartë në Greqi dhe në BE.
Zëri i Komunitetit Shqiptar në Greqi nëpërmjet Federatës është dëgjuar në dhjetëra panele ndërkombëtare si në Greqi, BE edhe më gjerë. Është vërtet për të shprehur habi se si shteti shqiptar e “harroi” atë!