Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për planetin: Një fenomen qiellor do të godasë Tokën

Kuriozitete

Shkencëtarët nuk kanë lajme të mira për Tokën. Kur i gjithë planeti është përfshirë nga zjarre dhe fenomene natyrore shkatërrimtare, një tjetër lajm i keq vjen, këtë radhë nga sistemi ynë diellor.

Një stuhi diellore pritet të godasë së shpejti Tokën, duke shkaktuar dëme të mëdha. Teksa më herët u raportua për një stuhi diellore që ndërpreu sinjalin e radios në një pjesë të rruzullit, këtë herë, nuk do jemi kaq me fat. Efektet pritet që të ndihen në gjithë planetin, që rrjedhimisht do futej në kaos dhe panik.

Stuhitë diellore janë efektet atmosferike që ndjehen në Tokë nga këto ngjarje që ndodhin në yllin qendror, Diellin. Këto stuhi fillojnë kur shpërthime të mëdha energjie formojnë ndezje diellore, të cilat nxirren nga sipërfaqja e diellit dhe në hapësirën e vdekur.

Çdo yll në qiell prodhon këto stuhi diellore, megjithëse dielli ynë është i vetmi që ndikon tek ne.

Ato shkatërrojnë satelitët e dërguar nga ne në hapësirë, dhe për rrjedhojë në Tokë shkatërrohen lidhjet e internetit, valët telefonike etj. Pra bota do humbiste mjetet e saj të kontaktit.