Shkojnë për kontroll kanabisi, bllokohen mbi kanione dy efektivët e policisë së Tepelenës

Aktualitet

Dy policë të komisariatit të Tepelenës kanë mbetur të bllokuar në kanionet mes Progonatit dhe Nivicës. Nga të dhënat paraprake bëshet e ditur se dy policët kishin dalë që prej mëngjesit të ditës së djeshme për të kontrolluar territorin, por pasi janë ngjitur sipër e kanë pasur të pamundur të zbresin.

Ata kanë bërë thirrje për ndihmë. Gjithashtu mësohet se në dispozicion do të vihet një helikopter nga Tirana, i cili do të bëjë transportin e tyre.

Nga informacionet e deritanishme thuhet se të bllokuar kanë mbetur shefi i rendit Tepelenë, Roland Zhapa dhe inspektori të zonës.