Shpresa të reja për një rezultat kreativ…

Kulture Letersi

RUDINA PAPAJANI/

ARGUMENT

– Kur flasim për të ardhmen duhet të vlerësojmë motivin se ku duhet të fokusohemi. Ku duhet të ecim. Kjo të bën brenda vetes optimiste për t’u realizuar me hapa të vegjël por me arritje të sigurta në propocione të barazpeshuar mirë.

Në fillim të një ditë shkruajmë pikat kyçe për sfidën e rradhës. Natyrisht  ka dhe ngurime  apo stepje përballë një sensacioni dhe maksimizimi ku na kujtohen dështimet e kaluara. Akrepat e orës befas kthehen pas duke na fokusuar eksperiencat e dhimbshme.

Në fund të ditës arrijmë të bëjmë një bilanc ku jemi, kush janë anët pozitive nga e kaluara. Kjo ndihmesë në vetvete  sjell premisa  për fitore kreative  duke nxitur  mënyra dhe gjetje.

Thellë në vetvete ndiejmë një autokontroll duke mos u influencuar nga xhelozitë e kërshëria e të tjerëve. Duke besuar në aftësitë që posedojmë arrijmë të gjejmë shtysa  pozitive  për të ecur përpara.

Çelësi i duhur  të jep drejtimin e duhur duke u pozicionuar se ku duhet të fokusohemi. Me të drejt mund të thuash para pasqyrës se jeta ka dhe ngjyra. Kjo mënyrë e veçantë kur bisedon me veten të bën të alternohesh duke anashkaluar ashpërsinë e ditëve gri.

Shpresa të reja , impulset pozitive sjellin premisa  për një rezultat kreativ në qoftëse të sotmen e shikon të motivuar me një të ardhme të re, ku historia  që na serviret sjell akciza  dhe modele të reja.

Zëri i brendshëm vjen si një shqisë e zgjuar që thellë gjen përgjigjen e duhur në kohë e minutë të çastit fatlum…

.