Shqipëria duhet t’u ngrejë monument emigrantëve

Emigracioni

vlora-monument

Shpetim ZINXHIRIAShteti shqiptar edhe pas 25 viteve nuk ka akoma në axhenten e vet asgjë për emigracioin shqiptar, nuk di sa ka dhe ku i ka, asgjë nuk është e rastit përveç indiferentizmit Ka ardhur koha që shteti shqiptar të vlerësojë moralisht dhe politikisht kontributin e emigrantëve shqiptar, këtë kontribut që askush nuk mund ta mohojë më këtë..

Shqipëria prej vitesh duhet të kishte vlerësuar shumë kontributin e emigrantëve tanë të kudondodhur dhe jo të heshtë dhe të qendrojë indiferentë. Për më shumë se 25 vjetë ky komunitet shqiptar i braktisur, siç dihet luajti një rol të rëndësishëm  për ekonominë e vendeve pritës, por më shumë këta kontribuan për ekonominë e vendit të tyre.

Lidhur me këtë problem vlerësimi i shtetit shqiptar ka qenë zero. Sot këta emigrantë për shkaqe të krizës ekonomike po i drejtohen përsëri Atdheut, ku 25 vite më parë për të mbijetuar e braktisën atë. Ka ardhur koha që shteti shqiptar të vlerësojë moralisht dhe politikisht kontributin e emigrantëve shqiptar, këtë kontribut që askush nuk mund ta mohojë më këtë.

Ngritja e një monumenti apo të një vepre arti për ta nuk do të ishte keq për vendin tone, por përkundrazi do të ishte një mirnjohje për brezat e ardhshëm, pasi emigrantët e kanë paguar këtë emigracion më shumë se çdo komb tjetër.

Emigrantët me mundin dhe djersën e tyre përbëjnë një faqe të re në historinë e Shqipërisë, janë nderi dhe krenaria e popullit shqiptar, janë ambasador të vertetë të saj. Mundi dhe djersa e tyre në vendet ku punuan ishin një ndihmë e madhe në rimbëkëmjen finaciare dhe ekonomike për vendin.

Realisht dergesat e tyre në Shqipëri ishin disa here më të mëdha se sa ndihma e dhënë nga donatorë dhe programme të ndryshme ndërkombëtar.

Janë heronjë të një tranzicioni të gjatë, duke i dhënë atdheut atë çka u ka munguar, pa patur asnjë kërkesë, edhe pse janë lënë krejtësisht në harresë.

Politika dhe mbare shteti shqiptar u ka një borxh moral shumë të madh emigrantëve, shumë premtime ndaj tyre kanë mbetur të tilla gjatë 25 viteve me radhë. Kjo politikë ende nuk ka bërë të mundur të ketë statistika të sakta, nuzk ka patur vullnet politik për të mbrojtur të drejtat e tyre në bazë të ligjeve ndërkombëtare.

Në këtë drejtim shteti shqiptar është treguar i paqartë dhe i padrejtë lidhur me të drejtat e tyre në vendet ku punojnë. Ata sot po vazhdojnë të njëtën rrugë dhe po vuajnë për tu integruar në shoqërinë vendase. Ata në shumë raste janë pothuajse atje ku e kanë nisur këtë rrugë të emigrimit këtu e 25 vite më parë.

Vetëm nga Greqia kthehen me force mbi 850 emigrantë shqiptarë të cilët për arsye të ndryshme kanë humbur të drejtën e qendrimit në këtë vend. Mbi 120 mijë shqiptar janë kthyer përfundimisht në Shqipëri nga Greqia, por edhe shumë të tjerë tentojnë të futen në rrugë jo të ligjshëm në këtë vend, që për tetë muajt e parë të 2016, i ka kthyer Shqipërisë 6.553 shqiptarë. Braktisja e vendit në grupe të mëdha përbën rendin e ditës sot në Shqipëri.

330 mijë emigrantë kanë humbur përfundimisht të drejtën e pensioneve të pjesëshme,   për vitet e punës së punuar, kjo si rezultat i një praktike të padrejtë në kurriz të emigrantëve. Në asnjë vend të botës nuk gjen shëmbull të kësaj natyre, ku emigrantët punojnë në një vend të vetëm dhe paguajnë siguracione në dy vende, duke treguar se sa i padrejtë është vend i tyre në këtë drejtim.

Ashtu si nuk gjen asnjë vend tjeter indiferent si Shqipëria, ku i janë vrarë 164 shqiptarë dhe masakruar edhe 743 të tjerë në Greqi, ku nuk ka asnjë të dënuar.

Shqipëria e sotme për frymë popullsie zë vendin e pare jo vetëm në Europë por edhe në Botë, me 25-30% të populates së larguar në emigrim, aq sa çdo vit largohen 50-60 mijë persona.

Për të gjitha këto si emigrant prej 26 vitesh në Greqi, do t’i kërkoja vendit tim në shënjë mirnjohje ndaj emigrantëve një monument në shënje respekti, të atij respekti të muanguar këtu e 25 vite me radhë. /focusnews.al/