Shqipëria e gatshme për fluksin e refugjatëve

Emigracioni

rama ne focus-1Lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit por edhe sfidat humanitare ekologjike dhe klimatike janë objektivat kryesorë të asamblesë parlamentare të vendeve të mesdheu që po mbajti në tiranë sesionin e dhjetë. Çështja më e rëndësishme e momentit është menaxhimi i fluksit të emigrantëve që po zhvendosen nga vendet në konflikt drejt europës qëndrore. Për kryeparlamentin Meta vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për t’u përballur me sfida se ajo e emigrantëve.
Asamblesë iu drejtua edhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili shprehu gadishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në përballimin e fluksit te refugjateve.
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: Nevojitet një koordinim për ti përballuar së bashku sfidat që kurrësesi nuk mund të lihen në shpatullat e Greqisë,të Italisë apo edhe të Turqisë.Ne jemi shumë të gatshëm, për të dhënë kontributin tonë.
Me anë të një videomesazhi, sekretari i përgjithshëm i Kombëve të Bashkuara Ban Ki-Moon tha se vetëm duke punuar ngushtë mund të gjehen rrugët e duhura për tu përballur me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhundhëm.
Marrë: Tv Klan