Rudina Papajani Mërkuri /
Jeta që na rrethon nuk është perfekte, duhet të jesh i aftë të jesh vetvetja dhe të gjesh rrugën apo barierat që në dukje duken të pakalueshme.
Në këtë luhatje jetësore gruaja luan rolin kyç sepse asaj i duhet të jetë një nënë e mirë,grua, nuse dhe mbi të gjitha të përballojë stresin që ndoth rëmdomtë në mjedisin e punës. Këto “presione”e bëjnë shpesh femrën të ul tempin e jetës,të mbijetojë dhe të jetë pikë referimi për njerzit që e duan.
Në të gjitha rastet ajo s ndalet vërtet vuan brenda vetes,lufton me ankthin e të përditshmes, por bëhet e plotë me atë buzëqeshjen e një nënë apo një gruaje. Sepse ajo gjen gëzimin si nënë që lind brenda vetes një njeri të denjë, të pa skllavëruar nga empirikët e kohës. Duke kapur çastin, elementët negative i mposht me fuqinë e shpirtit.
E tillë është gruaja, lufton mbi rezistencat duke dhënë drejtimin e duhur.Mendësia dominuese e një shoqërie maskiliste thellësisht patriarkale e shikon gruan të pavlerë, që duhet t’i bindet burrit, të jetë thjesht një qënie riprodhuese, apo të shikohet thjesht si një objekt.
Evolimi i gruas ka ndryshuar paksa dhe kërkon sensibilizimin e duhur. Përmes alternativave gruaja arrin të modifikojë jetën e saj, duke shmangur disi ankthin dhe stresin, duke tejkaluar ato pragje, ato imagjinata,apo tronditje që e çojnë në labirinte të pakalueshme.
Drejtimi i duhur i saj e kthen në ekujvalencën e një dite apo orëve ku bota, shpirti i saj arijnë të kapërcejnë tablonë e ç ngjyrosur.Ky nocion vaksinues jep shpresën e mendimit,motivin e rendjes së kohës,dritaren apo thjerrëzat e emocionit që vrapojnë në pasqyrat e një gruaje.
Sa e vështirë është të mbijetosh, të gjesh urën apo shtegun e dritës jeshile, të dalësh mbi absurdet e njerzve paranojak apo gënjeshtrat e kohës. Por ti femër qëndron mbi gjithçka mbi tunelet e padala, mbi ditën që përplaset në platformën e ashtuquajturës “SHTRESË”, sepse je kodi i deshifrimit ,fjala më e bukur, freskia e nurit që nuk dorzohet…
Si vjen poezia ime në ditët e sotme
KAM MALL..PËR KËTË GRUA
Kam mall,
për këtë grua,
për flokët e artë,
për verën e të dashuruarve,
për pijen e buzëve me merak.
Më zë malli,
për portën e pritjes,
mbrëmjeve kur hapej ngadalë,
digjem për këtë grua,
kur lotët ja fshija ngadalë.
E nëse verën që vjen,
nuk jemi,
dijeni…jemi aty,
pas pemës,
te gjethet,
në shtegun që s na braktisi kurrë…
DRIDHU NËN BLUZËN E VERDHË…
Dridhu nën bluzën e verdhë,
në perëndim të diellit,
sfido Blerimin pranveror,
qeshu e lëmo tokën e njomë.
Mbulo me të puthura poetin,
në të qarat e librit të tij,
E ashtu si relike,
endu në vargjet e një magjistari,
që stuhinë e mëndafsht,
e derdhi në supet e asaj.
Dikur notoje,
në tymin e mollëve të bardha,
sot preku në fushën e freskive,
mes shikimeve roz…
RI ME MUA….
Ri me mua,
e bukura e tingullit ndjenjë,
rrëmbe stuhinë ,
për pak diell.
Ri me mua,
hëna duket e trishtuar,
yjet luajnë në qiell.
Sonte do ri pa gjumë,
do dridhem në shiun e dendur,
si lugat i harruar do fluturoj në qiell,
unë..Ti..dhe krahët e avionit,
dorzuar në diell……
Ai…ajo.
Ajo…degë e harlisur,
në krahët e atij,
pjergull e sapo vënë re,
nga shiu hokatar.
Ai ..breg i fortë ,
në supet e asaj,
mal plot maja ,
nga shkuma e valëve të saj.
Përherë do kërcejnë,
do puthen frymërat,
përherë do lind aroma,
valët tekanjoze ,
buzët në pyllin e dendur aty pranë…
Duhet një “zemër nudo”…
Që ti të jesh i vetmi,
në rrjedhën pa pikë plumbi,
duhet që zemrën t’a kthesh nudo,
duhet që kapilarët e mavijosur,
ti mpleksësh me damarët e trashë,
e së bashku të kthehen rini e gjallë.
T’a puthësh atë pikë të padukshme,
që sulmon si ushtar i pabindur,
trutë pa emër,
të pushtosh atë gjak numrash,
që në kode të fshehura,
ulërasin për zjarrin e heshtur.
Do të duhen kate të larta,
majë e marrosur,
për të çjerrë botën me andra.
E kupton se sot je binjaku im,
frymë e gjërë në një kraharor që luan,
dritë…në një zemër krejt lakuriq,
përtej pritjes që qan në fund të tunelit…