Situata politike, Vlahutin mbledhje me ambasadorët e Bashkimit Evropian

Politika

Edhe njëherë tjetër, situata politike ka vendosur në lëvizje faktorin ndërkombëtar në vendin tonë.

Sipas një njoftimi për shtyp, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka mbledhur në zyrën e saj ambasadorët e BE-së.

Takimi i ambasadorëve të BE-së vjen pak orë para takimit që pritet të zhvillohet në orën 17:00 mes kongresmenëve amerikan të cilët kanë mbërritur në Tiranë dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë gjatë paradites kongresmentë amerikanë kanë zhvilluar takime me presidentin Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Ndërsa në takimin me Bashën mendohet se do të negociohet hyrja e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.