Erion Veliaj, tha hapur sot se nuk ka ambicie për kryeministër, por ka planin të konkurojë për një mandat tjetër si kryebashkiak i Tiranës.
Tha sot Veliaj:
”Nuk kam ambicie më të madhe. Së pari me punën fantastike që po bën Edi Rama, duhet të përgatitemi të gjithë që të drejtojë këtë model ndoshta edhe më shumë se Merkel. T’i lëmë të gjithë në pasionin e tij, dua të rikandidoj për kryetar bashkie. Nuk mendoj se gara e Bashkisë së Tiranës nuk e ka më kundërshtarin”
Veliaj më tej shprehu besimin e plotë se Rama do marrë deri një mandat të katërt, edhe pse është në të dytin, ashtu si Merkel.
Por a po thotë Veliaj atë që mendon? A nuk do të dëshironte ai të ishte pasardhësi i Ramës? Ju kujtohet me ç’gëzim e priti ku Rama zgjodhi atë për të darkuar me Ilir Metën (pas së cilës doli edhe lajmi i rremë se kishin nënshkruar një marrëveshje për koalicion)?!
Të gjithë e perceptojnë ambicien e madhe të Erion Veliajt, por askush nuk pret që Veliaj ta shprehë hapur se do donte, një ditë, të ishte pasardhësi i Ramës. Madje është pikërisht ngritja mediatike e tezës se Veliaj është kandidati kryesor (që e shfaq hapur ambicien) në zëvendësimin e shefit të tij që do ta penalizonte. Shumë ambicie do ta shqetësonte shefin. Dhe shefi merr vendime edhe kur vartësi nuk do, ashtu siç bëri në rastin e Saimir Tahirit.
Dhe duke e njohur mirë se si funksionon pushteti, Veliaj jo vetëm që i bën elozhe qeverisjes së Ramës por thotë se ajo do të vazhdojë deri në mandatin e katërt. Menjëherë pas kësaj ai hedh një tjetër tezë që përforcon të parën por tregon se gjithçka varet nga Rama, nënkuptuar se mbase edhe nuk e kandidon për kryetar bashkie, ku i dihet, mbase e prezanton si pasardhës.
Thotë Veliaj kur e pyesin për rivalin që mund të ketë përballë (Halimin p.sh) në rast se rikandidon:
”S’më takon mua ta them. Ky është një vendim që duhet të bëjnë rivalët”.
Prandaj pra, Veliaj bën ”çunakun” që qëndron pas Ramës duke i fërkuar shpatullat, e dëgjon dhe pret vetëm shenja prej tij. A po thotë Veliaj atë që mendon?! A do donte ai, ”me zemër e shpirt” që lënia e pushtetit të bashkisë të përkojë me marrjen e një pushteti më të madh?! /SHUPLAKA)