Skandal / Greqia mban te burgosur mijera pensioniste shqiptar

Aktualitet Emigracioni

Focus News / 

Greqia perben ligjet nga me paradokse persa i perket legalizimit te emigranteve, duke i kaluar keto ligje ne labirinthe te pafundme dhe ne disa raste te pashpegueshme, ashtu si rasti i meposhtem. Edhe pse jane ligjet kane ndryshuar me dhjetra here dhe kthyer keto ne perfitime te pafundme parash ne dem te emigranteve. Por…

Nje problem mes shume problemeve te tjera te emigranteve tane, qe askush nuk deshiron ta prek sado pak per te nxjerre ne siperfaqe kete padrejtesi qe u behet bashkeatdhetareve tane.

Behet fjale per mijera pensioniste shqiptar qe ne menyre arbitrare mbahen ne roberi brenda territorit grek, duke mos patur te drejte qe prej mese 15 vitesh te shkojne ne atdheun e tyre. Reduktimi ne disa sherbime te emigranteve perben nje lajm te mire ne drejtim te tarifave por…

Aktualisht ne 2018, jane ligjet absurde keto qe i mban te burgosur keta shqiptar te moshuar kur dikur ishin te afte per pune dhe qe me djersen e tyre kontribuan ne ndertim dhe ngritjen ekonomike te Greqise.

Jane ish kuadro te rendesishem si ushtarak, diplomat, agronom, artiste dhe punetor krahu, apo grate heroina qe flasin per kete padrejtesi qe u behet nga nje vend i BE.

Padrejtesia ka nisur 15 vite me pare ku autoritetet vendore greke u mernin lejet e qendrimit emigranteve shqiptare qe mbushnin moshen 70 vjec duke i detyruar ata nga ish emigrante te legalizuar ne ate klasndestine.

Te deshperuar por me koken lart keta disa here kane ngritur problemin ne te shkuaren prane Ambasades sone ne Athine, por deri me sot keta qendrojne klandestine ne vendin ku punuan dhe jetuan prej shume vitesh.

Sikur te mos mjaftoje mosnjohja e punes se tyre ne vite per pension te pjeseshem, keta po ndeshen edhe me burgosjen e tyre ne Greqi. Takimet e bera me kreret dhe perfaqesuesit e komunitetit shqiptar apo dhe ndokush tjeter nuk e kane ngritur kete problem…

Shteti shqiptar duhet te nderhyje per te zgjidhur kete padrejtesi qe u behet shtetasve te tij nese e do kete komunitet ashtu sic duhet…

Ministri i Shtetit per Diasporen te mos mbylle syte perball kesaj padrejtesie, pasi nuk nderon jo vetem dikasterin qe drejton por edhe mbare Shqiperine.