Hobdarit, as rroga e kryeministrit Rama nuk mjafton për të paguar qiranë e shtëpisë

508

Në foto është zonja Adriana Hobdari, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, kushërira e një ish-ministri të qeverisë Rama. Por…

Tre muaj kërkime në Athinë për të gjetur shtëpi ju desh kësaj zonje që të vendoste më në fund për të jetuar e shijuar jeten lluksoze me paratë e shtetit, me paratë e taksëpaguesit shqiptar. Mbështetja nga Ministria e Jashtëme si kushërira e një ish-ministri të qeverisë dhe ardhja me katapulte si ambasadore ndikuan që kjo zonjë të dalë jashtë realitetit, duke zgjedhur të jetojë në një vilë trekatëshe…

Si zonjë e shoqërisë së lartë nuk i pëlqeu shtëpia ku kish jetuar më parë ish-ambasadori Dashnor Dervishi, pasi kjo shtëpi ishte tre herë më lirë për qiranë. Aq sa ish ambasadori nga 1200 që paguante e uli ate ne 900 euro, por sot zonja paguan 2.5 herë më shumë para për jetesen dhe qejfin e saj.

Shtëpia lluksoze jashtë çdo mundësie me të cilën po përballet sot shoqëria shqiptare ende vazhdon. Shuma maramëndeshe e qirasë është e barabartë me rrogën tremujore të një konsulli shqiptar të kësaj ambasade, akoma shumë se rroga e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Taksëpaguesi shqiptar paguan për shtëpinë e Adrianës sonë plot 2.100 qira, përjashto detyrimet e tjera si energji elektrike, uje etj. Sikur të mos mjaftojë kjo zonja ka harxhuar edhe shuma të mëdha për rehatinë e saj, vetëm vazo lulesh kalojnë 600-700 euro, për të cilat gjysmat nuk dihet se ku kanë përfunduar…

Skandali i fundit i vjedhjes së 100 pasaportave pak kohë më parë në qendër të Athinës të plotësuara me identitete te shtetasve tanë, me një dëm ekonomik prej 15.000 euro, vë para përgjegjësisë këtë zonjë, pasi nuk ka zbatuar ligjin për transportin e tyre në rrugë dipllomatike.

Por në Shqipëri jetojme…La Minorja shqiptare vazhdon…ne ditët e ardhshme