Një valixhe e dyshimtë ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar të Goteborgut, në Suedi.
Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të aeroportit.
Ndërkohë policia vendase ka sqarur se në përfundim të kontrollit të njësive anti-eksploziv është konstatuar se objekti i gjetur nuk përbënte asnjë rrezik.
Incidenti ka shkaktuar vonesa, por më pas fluturimet kanë rifilluar rregullisht.
Disa media vendase shkruajnë se valixhja, e braktisur pranë tryezës së informacionit, përmbante gjurmë eksplozivi.