Sukses i madh! Kryeministri Rama njofton: Para Vitit të Ri, do të kemi bërë…

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se para Vitit të Ri, Malësia e Madhe do të ketë 24 orë ujë në ditë. 

Rama shprehet se sot për sot Kopliku ka 4 orë ujë në ditë teksa investimi i fundit për ujësjellësin daton në 1990, ndërsa falë investimit dhe punës së qeverisë problemet kanë marre fund. “KANTIERI I UJIT në Malësinë e Madhe është i pari investim nga qeveria, për furnizimin me ujë qysh prej vitit 1990, kur është kryer edhe investimi i fundit.Qeveria jonë ka nisur prej disa kohësh projektin për furnizimin e pandërprerë 24 orë të tyre, duke shtruar një rrjet 88 kilometra për të shfrytëzuar burimet e vargmaleve dhe sot janë kryer 90% e punimeve, që do të thotë se këtë Vit të Ri zona urbane e Malësisë së Madhe, do ta lerë pas përfundimisht kalvarin e mungesës së ujit të pijshëm dhe do të marrë 24 ORË UJË çdo ditë”, shkruan Rama.