Supersukse i U-16 të Shqipërise nën drejtimin e Alban Bushit.

Sporti

berti ne focusALBERT RUDAJ  /  Si rrallë herë ka ndodhur që Kuqëzitë të jenë fitues në një turne ose kupë e sidomos në një pjesmarrje ndërkombetare, por në rastin konkret Kuqezitë e Alban Bushit kanë dalë fituës në turneun “UEFA Development Tournament”, për grupmoshat U-16. Në këtë Turne ekipi ynë korri tre fitore të rëndësishme, me Malin e zi 3-1. Armenine 1-0 dhe në fund kundër ekipit përfaqsues të Qipros me rezultatin 1-0.

sporti ne focus-1
Ekipi Përfaqësues U-16 (foto.Ferdinand Haxisllari )

Ky Turne tregoi se këta djema janë e ardhmja e sigurtë e futbollit Shqiptarë, e si rrjedhojë duhet besuar në të ardhmen. Ajo që ra në sy gjatë gjithë Turneut, qe se nën drejtimin e Bushit ky ekip, tregoi aftësi shënimi goli, por si edhe reshtim taktik e veprime teknike bashkëkohore. Mbas ndeshjeve të ketij Turneu, menaxheri i Përfaqësueses Shqipëtare ,por edhe trajneri i U-16, Z. Alban Bushi u shpreh se, ndjehet i lumtur edhe i emocionuar që fitoj këtë Turne edhe se ia dedikon gjithë patrioteve kudo ndodhen ata.