Syriza: Vrasja e 63 vjeçarit Petrit Zifle ishte një krim racist

Greqi

SYRIZA thekson në një njoftim të fundit se: “Vrasja brutale në Lefkimmi të Korfuzit të punëtorit 63 vjeçarit Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi.Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve. Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke.

Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”.